Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë shtypi foli për çështjen e marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë. Ai tha se nuk ka barazi në tryezën e diskutimit me Greqinë.

Megjithatë ai tha se Turqia do të ketë qasje pozitive në diskutimet me Greqinë.

Ministri tha se duhet të ketë një marrëveshje të re negocimi, në dy faza.

Kujtojmë se para pak ditësh në Turqi ishte kryeministri Edi Rama në një vizitë dy ditore dhe menjëherë më pas ai vizitoi Athinën, ku u fol se ai po përcillte edhe një mesazh nga Turqia për të sheshuar marrëdheniet mes dy vendeve .

Lidhur me çështjen e Qipros, Çavuşoğlu tha, “Barazia sovrane duhet të negociohet, duhet të ketë një zgjidhje me dy shteteve. Që nga sot, ne ftojmë Greqinë në bisedimet e para eksploruese në janar. Ne jemi gati si një vend që kemi besim në të gjitha çështjet”.