Mbyllen votimet për President në Maqedoninë e Veriut

05/05/2019 - 19:50

Janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi arritjen e pragut zgjedhor prej 40 për qind, i nevojshëm për suksesin e zgjedhjeve. Në votime deri në orën 18.30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 44.5 për qind e zgjedhësve, por kjo përqindje pritet të jetë edhe më e lartë.

Kryetari i KSHZ-se, Oliver Derkoski tha se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratike. Dalja më e lartë ka qenë në zonat e banuara me popullatë maqedonase ndërsa më e ulët në komunat e banuara me shqiptarë.

Nga Misioni i OSBE-së që po mbikëqyr procesin e votimit thanë se shpresojnë se do të arrihet pragu zgjedhor prej 40 për qind dhe se do të zgjidhet presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut.

Edhe ushtruesja e detyrës së ambasadores amerikane në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm, ka porositur që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presione.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhjet dhe votimet janë pjesë qendrore e demokracisë, janë shumë të rëndësishme. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po marrin një vendim shumë të rëndësishëm dhe është e rëndësishme që votuesit të votojnë të lirë, pa presione. Është kënaqësia ime të jem pjesë e këtij vëzhgimi”, ka deklaruar diplomatja amerikan e cila ka vëzhguar procesin zgjedhor në Tetovë dhe në disa zona të Shkupit.

Zgjedhjet sipas KSHZ-së po zhvillohen në atmoferë të rregullt pa incidente që mund të prishin procesin votues. Por, partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE është ankuar për një varg parregullsish.

“Pushteti është duke keqpërdorur policinë për qëllime politike. Bëhet presion i paligjshëm nga ana e organeve të policisë ndaj pjesëtareve të VMRO DPMNE-së . Në pjesën lindore të shtetit pa asnjë arsye janë arrestuar dy vëzhgues të VMRO DOMNE-së", ka theksuar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Num Stoillkovski.

Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milion persona të cilët mund ta realizojnë në 3512 vendvotime. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve./REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të

Diplomati amerikan Matthew Nimetz ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Sh

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa

Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqj

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinio

Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashk

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht.