Mediat serbe: Mafia shqiptare e pesta në botë, ka ndikim në politikë e drejtësi

Postuar: 19/08/2018 - 21:06

“Mafia shqiptare bën pjesë në mesin e pesë organizatave më të fuqishme dhe më të rrezikshme mafioze në botë”. Kështu shkruan gazeta beogradase, “Blic”.

Vendin e parë, si organizata mafioze më e rrezikshme në botë, sipas medias serbe, vazhdon të mbajë një kartel meksikan i drogës.

Pas tyre, renditen mafiozët italianë. Në vendin e tretë, shkruan “Blic”, janë kriminelët rusë, të ndjekur nga gangsterët amerikanë. Bandat e rrugëve, sidomos ato latine, që u ndihmojnë karteleve meksikane, zënë vendin e katërt.

Vendin e pestë e mban mafia shqiptare, sipas “Blic”-it. Mafiozët shqiptarë thuhet se operojnë në mbarë botën, duke bashkëpunuar me të gjitha organizatat që shesin drogë.

Media serbe thotë se mafia shqiptare është aktive veçanërisht në Evropë, por me prani të theksuar edhe në Amerikën Veriore e Jugore, dhe në Kinë, raporton Express.

“Mafia shqiptare është e njohur për kombinimin e saj specifik të disiplinës së rreptë të brendshme, për strukturën e klanit, dhe për martesat e klaneve, që reduktojnë mundësinë e shpërbërjes së organizatës nga jashtë, dhe që forcojnë kohezionin dhe solidaritetin brenda grupit”, shkruan “Blic”.

Raportimet e WikiLeaks i kanë konfirmuar lidhjet e saj me politikanë në shumë vende, ndërsa analistë spekulojnë edhe se mafia është më e fuqishme se Tirana zyrtare, teksa ka ndikim në politikë dhe në drejtësi, ndërsa gëzon “policinë” e vet të armatosur që i ruan plantacionet e drogës, përfundon shkrimi i medias serbe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derra

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paralajmëron votuesit se dështimi i marrëveshjes me Greqinë rrezikon ta zhysë vendin në kaos dhe izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe

Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngel

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte nd

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të

Dy ushtarakë turq janë ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e njohuri si Evros.