Merkel dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

03/12/2020 - 22:35

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të enjten një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasojat ekonomike të pandemisë si dhe integrimin evropian të Serbisë.

Kabineti i presidentit serb njoftoi se “Merkel dhe Vuçiç ranë dakord se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm, dhe se ruajtja e paqes është e një rëndësie thelbësore”.

Kancelarja gjermane, siç thuhet, mirëpriti përparimin ekonomik të Serbisë dhe përpjekjet në rrugën evropiane, duke theksuar se dialogu me Prishtinën dhe sundimi i ligjit janë të një rëndësie thelbësore.

Ndërkaq, Vuçiç i ka thënë kancelares Merkel, se ai do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm me qëllim të krijimit të një atmosfere konstruktive dhe të hapur për dialogun me Prishtinën.

Vuçiç ka thënë se kompanitë gjermane në Serbi punësojnë më shumë se 67,000 njerëz dhe se, siç thuhet, ato kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Serbisë dhe “reputacionin e saj si një vend i mirë për investime”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka regjistruar 20 viktima dhe 510 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 361 raste të reja nga COVID-19.

Një aeroplan që mbante një milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina, arriti të Shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e par

Qeveria e Greqisë ka mbështetur një takim mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis, duke bërë kështu një hap para d

Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në Greqi rreth orës 11:40.

Reshje të dendura shiu dhe përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë. Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët p

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara, pasi nëse n

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 raste me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 444 raste të reja të virusit COVID-19, nga të cilat