Nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Prokurorisë Speciale, Katica Janeva, e përfshirë në skandalin “Zhvatja”, si e dyshuar për marrje ryshfeti për lirimin e një biznesmeni të arrestuar.

Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoninë e Veriut, në një mbledhje urgjente, vendosi nisjen e hapave për shkarkimin e kryeprokurores.

Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milionë euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Në këtë video përgjim del edhe emri i Kryeministrit Zaev. Por kreu i qeverisë i ka quajtur akuzat për përfshirje në skandal si lajme të rreme.