Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Grabar- Kitaroviç. Ai fitoi me një diferencë të ngushtë të votave 52.7 % me 47.3%.

Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011- 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me premtimin se ai do të luftonte korrupsionin që ai thotë se ishte intensifikuar që kur ai humbi pushtetin dhe konservatorët morën drejtimin e vendit.

Kroacia këtë vit drejton presidentin e BE ndërkohë Milanoviç është zotuar që të hapë negociatat në pranverë të këtij viti me Shqipërinë.