Ministria serbe: Mbi 3 miliardë euro për projektet midis Kosovës dhe Serbisë

22/09/2020 - 20:36

Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës e Serbisë tha se “vlera e projekteve infrastrukturore, që janë të rëndësishme për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës” dhe që “do të diskutohen me përfaqësues të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, kap shumën prej 3.7 miliardë eurosh”. Në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ministria tha se, deri më tash, është siguruar financimi për pjesën e parë të autostradës Nish-Merdare-Prishtinë, të gjatë 33 kilometra, nga Nishi në Plloçnik, dhe se me Korporatën amerikane do të bisedohet për ndërtimin e pjesëve të mbetura.

Në deklaratë po ashtu thuhet se gjatësia totale e autostradës Nish-Merdare-Prishtinë është rreth 100 kilometra, nga të cilat 77 kilometra janë nga Nishi në Merdare. Vlera e parashikuar për ndërtimin e të gjithë autostradës është 1.065 miliard euro. Ministria serbe tha se do të bisedohet edhe për bashkëpunimin e mundshëm në projekte të tjera të trafikut rrugor, të tilla si: autostrada Bujanoc – Konçul – Gjilan – Shtërpcë, e gjatë 78 kilometra, riparimi i rrugës Ribariq – Bërnjak – Zubin Potok, e gjatë 28 kilometra, dhe rrugës Rashkë – Jarinë – Mitrovicë, e gjatë 61 kilometra.

“Kur bëhet fjalë për lidhjet hekurudhore, përparësi është rindërtimi i hekurudhës që lidh Nishin, Merdaren dhe Prishtinën”, tha Ministria serbe e Ndërtimit, për të shtuar se një nga projektet e propozuara është edhe hekurudha Prishtinë – Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, nënshkruan të martën një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u zotuan se do të zbatojnë marrëveshjen e 4 shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. Në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës u bë edhe hapja simbolike e zyrës së Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit të SHBA-së në Beograd./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i Agimit të Artë, Christos Pappas, i dënuar me burg nga gjykata greke, mendohet të jetë arratisur nga vendi dhe sipas mediave

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çës

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë bërë 1901 testime, ndërsa janë regjistruar 561 raste të reja me Covid-19:

Greqia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 edhe më të frikshme se e para.

Trupat e dekompozuar tragjikisht të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash

Rritja e numrit të infektimeve në Greqi ka detyruar autoritetet shëndetësore fqinje që të forcojnë masat me qëllim mbajtjen nën kontroll

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim t

Është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Avullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Forumi i Sigurisë i

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronaviru