Ministrja e Drejtësisë në Serbi: Nuk do të heqim kurrë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së

11/08/2020 - 13:47

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e supozuara ndaj popullatës serbe.

Duke folur për kërkesat që Serbia të tërheqë fletë-arrestet për ish-ushtarët e UÇK-së, në një intervistë për Novosti, Kuburoviq tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë pasi ato janë bazuar në dëshmi.

“Procedimi para gjykatave serbe është iniciuar duke u bazuar në prova materiale, kështu që nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe arsye për të hequr urdhër-arrestin për kriminelët”, tha ajo.

Ministrja serbe e Drejtësisë beson se shteti i saj ka ofruar prova të “pamohueshme” në Tribunalin e Hagës dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër, siç shprehet ajo, “kriminelëve të luftës”.

Pasi institucioneve të Republikës së Kosovë iu referua si “të përkohshme”, ajo foli edhe për nismën për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, të cilën e quajti përpjekje të dëshpëruar për të shmangur të vërtetën për UÇK-në, e cila nga ministrja serbe u cilësua “organizatë terroriste”.

Javë më parë, Organizata e Veteranëve UÇK-së njoftoi se një ish-ushtar i saj u ndalua, e më pas lirua, gjatë qëndrimit në Shqipëri me flet-arrest nga Interpoli, bazuar në listën e dorëzuar nga Serbia.

Ndërsa, javën e kaluar ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njoftoi për ndalimin, e më pas lirimin e një veterani të UÇK-së në Turqi, me flet-arrest të iniciuar nga Serbia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shënuar edhe 148 raste

Greqia i bëri thirrje të dielën Turqisë të dënojë dhe hetojë atë që tha se ishte një fyerje ndaj flamurit të saj kombëtar në ishullin gre

Një tërmet i fortë është regjistruar gjatë natës së shkuar në Greqi. Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 5.2 Rihter dhe u regjistrua rret

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për postin e kryetarit të ri të Kuvendit , ku është zgjedhur deputeti nga radh

Një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, që ishte parashikuar të zhvillohej të hënën në Bruksel, është shtyrë, për

Kryediplomati serb, Ivica Daciç deklaroi se Serbia do ta ketë të vështirë ta zbatojë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, saktësisht pikën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një mesazh drejtuar qytetarëve të vendit të tij lidhur me situatën serioze me COVID-19 n

Greqia raporton sërish numër të lartë të rasteve të reja me koronavirus.

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje për sh

Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se