Mitsotakis: E drejta për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon nuk diskutohet apo kushtëzohet, më pas shkojmë në Hagë me Shqipërinë

25/10/2020 - 22:36

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për herë të parë në parlement lidhur me dakordësinë me Shqipërinë për të çuar në Hagë çështjen e kufijve detarë.

Ai ka sqaruar se fillimisht Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon, pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e saj, dhe as nuk diskutohet dhe as nuk kushtëzohet.

Sipas tij, pasi të bëhet ky veprim atëhere çështja do të referohet në Hagë me Shqipërinë.

“E drejta për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria e ND ishte e para që e ushtroi atë duke filluar nga Jon

Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë për të referuar çështjen e EEZ në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.’’- tha Mitsotakis.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Maqedonia e Veriut vijon të raportojë shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.

Greqia sërish ka vijuar me shifra të larta të koronavirusit.

Greqia duket se do ta zgjasë izolimin përtej datës 30 nëntor që ishte parashikuar nga qeveria kur u vendosën masat kufizuese dy javë më p

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 35 viktima dhe 387 raste pozitive me Covid-19 nga 1,176 teste të kryera.

Greqia e ka nisur edhe këtë javë me shifra të larta nga COVID-19.

Mijëra qytetarë dhe shtetarë të Serbisë i bënë homazhet të dielën patriarkut Irinej, kreut të Kishës Ortodokse Serbe, i cili ndërroi jetë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë me dije se udhëtimet drejt Malit të Zi vijojnë normalisht dhe të gjithë udhët

Mediat maqedonase shkruajnë se opozita vijon të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të shëndetësisë, Venko Filipç

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka treguar gjatë një interviste për mediat serbe se mes Kos

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultu