Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19. Bëhet fjalë për specialistin Arifikmet Deari nga Tetova.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se Deari para 15 ditëve ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike, por se i njëjti ka qenë pozitiv edhe me COVID-19.

“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore. I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.