Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogherini, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin Zoran Zaev,  ka përgëzuar Shkupin për reformat. Nga takimi, Mogherini u ka bërë thirrje partive politike që të punojnë së bashku.

“Takimi na dha mundësinë të diskutojmë arritjen që ka bërë shteti në raportet fqinjësore dhe më lejoni të përmend marrëveshjet e arritura. Ju përgëzoj për liderishipin e juaj dhe të Ciprasit, si dhe marrëveshjen me Bullgarinë që zgjidhen probleme shumëvjeçare dhe vendosën shtetin tuaj në marrëdhënie më të mira fqinjësore. Kjo hap perspektiva për Maqedoninë e Veriut.

Jam e impresionuar nga reformat. Një numër i madh i ligjeve janë sjellë. Por, ne kemi parë se ndryshimi nuk është vetëm sjellja e ligjeve. Qeveria është e shqetësuar për kualitetin e ligjeve. Jam e bindur se vendi mund ta bëjë këtë javëve në vijim.Të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë duhet të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe të realizojnë reformat e kërkuara për reformën evroatlantike. Ata duhet që të vazhdojnë që debatet për çështjet e kërkuara të vazhdojnë të jenë inkluzive. Këto janë çështje të rëndësishme për BE-në.”– ka deklaruar Mogherini.