Reshje të dendura shiu dhe përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë. Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët po shijonin detin, sot disa zona në Greqi janë zgjuar nën ujë.

Raportohet për përmbytje në zona si Karditsa, Trikala dhe Evros, ku ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkaq, bëhet me dije se komunat pranë liqenit Plastira dhe Argithea janë ato në të cilat ndodhën situatat më të vështira, ndërsa problematike paraqitet gjendja edhe në Mouzaki.

Është e bllokuar rruga që të çon në Leontito dhe Mesovouni.

Njoftohet gjithashtu se autoritetet kanë mbyllur edhe Urën e Trikalas. Ndërsa niveli i ujit në lumin Litheos u rrit me 1 m në vetëm 24 orë, duke arritur në 1,6 m.