Ka humbur jetën në moshën 63-vjeçare ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bulatoviç.

Mediat serbe shkruajnë se Bulatoviç u nda nga jeta sot nga një infarkt.

Bulatoviç ka qenë president i Malit të Zi gjatë viteve 1990-98 si edhe shef i qeverisë së Federatës Jugosllave gjatë viteve 1998-2000.