10 persona të infektuar me koronavirus në Serbi kanë humbur jetën gjatë natës së kaluar në spitalin “Novi Pazar”.

Në një deklaratë për mediat, koordinatori i spitalit, Dr. Mirsad Gjerlek ka deklaruar se të gjithë viktimat ishin të moshuar.

“Ishte një natë e rëndë, kemi dhjetë të vdekur, të cilët ishin mbi 75 vjeç dhe asnjëri nuk humbi jetën sepse nuk iu dha ndihma mjekësore”, citohet të ketë thënë Gjerlek.

Një ekip mjekësh nga Bosnja dhe Hercegovina do të shkojë sot në Novi Pazar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Aktualisht ka 3,339 raste aktive të koronavirusit në Serbi, dhe 352 viktima deri më tani.