Prej dy muajsh ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ai u largua nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 2 vite burgim. Por tashmë duket se po shijon jetën në Hungari si azilant. 

Mediat hungareze kanë publikuar së fundmi pamje të Nikolla Gruevskit në një qendër tregtare në Budapest. Në videon e shkurtër shihet se është i qetë, madje ka bërë edhe pazar.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria. Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.