Ngjarja e Bularatit diskutohet në parlamentin grek

29/10/2018 - 20:37

Ministri i Brendshëm grek, Aleksis Haritsis, ka deklaruar që zbardhja e plotë e ngjarjes së djeshme në Bularat përbën një prioritet absolut të qeverisë Tsipras.

Duke folur në parlament, Haritsis iu referua notës së protestës që ka bërë Greqia dhe shtoi se qeveria greke po e ndjek ngushtë këtë çështje dhe madje, kjo ndjekje nuk do të jetë vetëm në nivel teorik, por gjatë ditëve të ardhshme edhe  në nivel praktik”, pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Ministri i Brendshëm grek tërhoqi vëmendjen ndaj disa pozicionimeve në Greqi që sipas tij “u japin shansin britmave të ekstremit të djathtë që të manipulojnë një çështje kaq serioze dhe komplekse”.

Më herët, përfaqësuesi parlamentar i Demokracisë së re, Makis Voridis, e kishte cilësuar si “absolutisht të papranueshëm” prononcimin e kryeministrit shqiptar në rrjetet sociale.

Sipas deputetit konservator familja e Katsifas ka paditur policinë shqiptare.

“Përderisa ka një proces në zhvillim e sipër, deklarata e kryeministrit të Shqipërisë që pozicionohet ndaj kësaj çështjeje gjyqësore, është absolutisht e papranueshme”, tha deputeti i Demokracisë së Re.

Deklaratës se kryeministrit Rama iu referua edhe deputetja e Lëvizjes për Ndryshim (ish PASOK), Evi Christodulopulou.

“Ne besojmë se deklaratat e kryeministrit shqiptar i hedhin benzinë zjarrit. Është e qartë se duhej të shprehte trishtimin e tij, por edhe të urdhëronte fillimin e një hetimi. Ato që tha, kështu siç i tha, nuk ndihmuan”, tha deputetja socialiste.

Përfaqësuesi i partisë komuniste, Thanasis Vardalis, vuri në dukje se “shfrytëzimi i ngjarjes nga forcat nacionaliste në të dy vendet është diçka që vetëm shqetësim mund të shkaktojë”.

Gjithë partitë parlamentare greke kanë qenë në unison në kërkesën për zbardhjen me transparencë të plotë të ngjarjes. /oranews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në një spital në Selanik, i cili shërben për të kuruar të infektuarit me COVID-19.

Biznesmeni shqiptar i njohur në Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i Shkupit, Enver Maliqi ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Opozita maqedonase ka paralajmëruar Qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, se çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruajë me palën bullgare,

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković infektohet me koronavirus.

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së

Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi.

Bisedimet për tejkalimin e mospajtimeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë nga ministrat e Jashtëm ndërsa identiteti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se maqedonasit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që f

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar 1193 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e v

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe preside