Nikolla Gruevski: Mirëmbajeni autostradën, do të rikthehem

05/07/2019 - 18:41

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me një solemnitet do ta shënojë lëshimin në përdorim të autostradës Milladinovci-Shtip. Në solemnitetit që duhet të mbahet të shtunën do të marrin pjesë Kryeministri, ministra, përfaqësues të Ambasadës së Kinës e të tjerë. Ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski, nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar lëshimin në përdorim të kësaj autostrade.

Gruevski sqaron se i gëzohet përfundimit, siç thotë, të arteries kryesore për Maqedoninë Lindore dhe se 85 deri 90% është ndërtuar derisa VMRO-DPMNE-ja ka qenë në pushtet. Ai ka thënë se një meritë të madhe për ndërtimin e kësaj autostrade ka edhe ish-ministri i Transportit Mile Janakievski, për të cilin janë ngritur procedura për shpërdorim të detyrës.

“Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti”, ka shkruar ish-Kryeministri Gruevski.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i socialdemokratëve në pushtet. LSDM-ja thotë se ka qenë pikërisht Gruevski, i cili ka keqpërdorur mjetet për ndërtimin e kësaj autostrade, siç thonë së bashku me bashkëpartiakun e tij, Mile Janakievski. Socialdemokratët me mesazhin se Gruevski nuk duhet të shqetësohet për mirëmbajtjen e autostradës.

“Rruga e vetme nëpër të cilën do të kalojë, kur të kthehet, është rruga që çon drejt institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, ku e pret qelia e burgut”, tha ai.

Kjo autostradë duhej të kishte përfunduar vjeshtën e kaluar, kurse para një muaji është hapur për qarkullim. Gjatësia e autostradës është 47 kilometra dhe filloi të ndërtohet në vitin 2014, kurse ndërtimi kishte koston e 177 milionë Eurove.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.

Menjëherë pas bastisjes së shtëpisë, kryeprokurores speciale publike të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqj

Greqia ka dorëzuar në duar të autoriteteve italiane një anëtar të mafies së njohur të Camorras, 56-vjeçarin Pasquale Diano, i arrestuar n

Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, iu ofron studentëve programe të shkëlqyera akademike në fushën e

Sot dhe nesër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare.

Autoritetet greke kanë evakuuar dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre në perëndim të vendit, vetëm disa ditë pasi shtatë persona humbën jet

Katastrofa të njëpasnjëshme natyrore po godasin Greqinë.

Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza.