Nuk ka datë për zgjedhjet, partitë nisin fushatën

23/05/2020 - 16:58

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin e parë të mundshëm, sipas mundësive ligjore dhe situatës me epideminë. Ka qenë ky mesazhi i socialdemokratëve të cilët gjatë ditës së sotme kanë mbajtur takime koordinative me kandidatët për deputetët në disa Njësi Zgjedhore të Vendit.

“Me Kuvend të shpërbërë, me qeveri teknike e cila kishte mandat për t'i organizuar zgjedhjet më 12 prill. Për këtë shkak, porosia ime sot është: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem!”.

Zaev tha se dëshiron zgjedhje ku do të marrë pjesë edhe opozita, dhe se po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet e partisë që kjo të ndodhë, por kërkoi edhe nga VMRO DPMNE që të marrin përgjegjësinë që u takon. E nga ana tjetër, kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, mbrëmë shprehu gatishmërinë që të bisedojë me pushtetit.

“Ne jemi këtu, të gatshëm për kompromis. Pozitat dhe argumentet tona janë të qarta, nëse ka argumente tjera që me të vërtetë mund ti pranojmë, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis”.

Përfaqësues të LSDM-së gjatë ditës kanë theksuar se ende nuk ka një marrëveshje për takim të ri liderësh tek Presidenti Pendarovski, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të arrihet konsensusi rreth datës së zgjedhjeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre të vdekur dhe 74 të infektuar nga Covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka njoftuar se gjatë 14 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me koronavirus

Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet më 4 gusht, ndërsa nuk është bërë ende asgjë zyrtare lidhur me përpjekjet për f

Për fat të mirë, ditën e sotme nuk është shënuar asnjë viktimë me Covid-19, por ndërkohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja ng

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhor

Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një vend që raporton shifra të konsiderueshme të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është duke i përgatitur qytetarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është befasuar me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se në Bruksel ka n

Maqedonia e Veriut ka realizuar një numër të lartë testimesh në 24 orët e fundit për Covid-19, 1,971 nga të cilat 188 rezultuan pozitive.