Këto janë pamjet e xhiruara brenda një autobusi në të cilin udhëtonin 40 pelegrinë, të cilët përfunduan në ajër nga një tornado i fuqishëm që goditi Rumaninë. Fenomeni natyror, i pari në 17 vjet, e hodhi mjetin në një fushë teksa kaloi nëpër zonë duke lënë pas shkatërrim.

8 prej pasagjerëve mbetën të plagosur në incidentin e ndodhur pasditen e së mërkurës, pranë qytezës së vogël të Drajna, në jug të vendit. Në pamjet e xhiruara nga një prej pelegrinëve, shoferi mund të shihet teksa i afrohet tornados 2 tonëshe që ndodhej në një fushë. E teksa autobusi i afrohet, personi i cili po regjistron papritur humb kontrollin duke u rrëzuar dhe më pas kamera bëhet e zezë. Në video mund të dëgjohen njerëzit teksa bërtasin nga frika dhe i luten Zotit.

10 shtëpi u shkatërruan nga tornadoja që mori përpara gjithçka gjeti në rrugën e saj. Ajo u formua rreth 80 kilometra larg kryeqytetit rumun, Bukureshtit. Dëshmitarë thanë se autobusi fluturoi më shumë se 9 metra tutje.