Opozita maqedonase kundër marrëveshjes me Bullgarinë, sot bllokon Shkupin

01/12/2020 - 10:01

Opozita maqedonase ka paralajmëruar Qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, se çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruajë me palën bullgare, do të jetë e pavlefshme dhe nuk do të ketë asnjë vlerë nga qeveria që do të formojë VMRO-DPMNE-ja.

“Mos guxoni të prekni identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, veçantinë, historinë maqedonase, traditën, zakonet. Mos guxoni të mendoni dhe të hiqni dorë nga pakica maqedonase në fqinjin tonë lindor sepse letra që do të nënshkruani është e pavlefshme. Qeveria e ardhshme, e cila do të jetë një qeveri e unitetit, nuk ka ndërmend të respektojë të njëjtën copë letër”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një paraqitje para opinionit të hënën në mbrëmje.

Kreu i opozitës ka paralajmëruar protesta për bllokim të Shkupit sot në mesditë për gati dy orë ndërsa ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kryeministrit Zaev duke e quajtur “amator politik”.

“Vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje në të cilën kriteret për përparimin e Maqedonisë (së Veriut) dhe integrimin e saj brenda BE, do të jenë problemet gjuhësore dhe problemet me historinë. Vetëm një amator politik mund të sjellë shtetin e tij, njerëzit e tij dhe kombin e tij në një shtet kaq të varur. Kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje masivisht, pavarësisht nga përkatësia juaj politike, pavarësisht nga përkatësia juaj fetare apo etnike, të bashkoheni në protestë. Të flasësh me zë të lartë kundër këtyre politikave të gabuara të Qeverisë së LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Protestat e opozitës tani disa ditë po mbahen në qytete të ndryshme ndërsa erdhën pas deklaratës së kryeministrit Zaev për mediat në Sofje se “bullgarët nuk kanë qenë fashistë” ndërsa foli edhe për afërsinë që kanë gjuhët bullgare dhe maqedonase, por pa saktësuar nëse me këtë pranon kërkesën e palës “bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë rrënjë bullgare”.

Pas reagimeve të shumta, Zaev tha të shtunën se “në BE do të hyjmë vetëm si maqedonas që flasim gjuhën maqedonase”.

Përplasjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nisën pasi Sofja bllokoi kornizën negociuese që do të shënonte fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në bllokun evropian./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka regjistruar 20 viktima dhe 510 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 361 raste të reja nga COVID-19.

Një aeroplan që mbante një milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina, arriti të Shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e par

Qeveria e Greqisë ka mbështetur një takim mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis, duke bërë kështu një hap para d

Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në Greqi rreth orës 11:40.

Reshje të dendura shiu dhe përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë. Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët p

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara, pasi nëse n

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 raste me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 444 raste të reja të virusit COVID-19, nga të cilat