VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës para Prokurorisë Publike me qëllim dhënien fund të pengesës së quajtur Zaev. Protesta do të përfundojë para Gjykatës Supreme.

“Bëj thirrje për protestë qytetare nesër në orën 18 para Prokurorisë deri tek Gjykata Supreme. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve nga të gjitha nacionalitetet që të na bashkohen. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve që e kanë kuptuar se pengesa e vendit është Zoran Zaev. Përmes kësaj proteste do të porosisim se do të ketë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor i tyre është Zoran Zaev”– pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja akuzon Mickoskin se urdhrin për të protestuar e ka marrë nga Budapesti. Sipas Socialdemokratëve kjo protestë e opozitës vjen pas dështimit për ta bllokuar Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Erdhi lajmi nga Budapesti: Hristijan Mickoski, përmbaruesi i Nikolla Gruevskit nesër do të protestojë për padrejtësi. Kur panë se nuk kanë sukses që përmes bllokadave, kërcënimeve dhe kushtëzimeve ta ndalojnë në Kuvend Ligjin për Prokurorinë Publike, Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja tani do të protestojnë kundër drejtësisë, përgjegjësisë dhe gjyqësorit të pavarur”– theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Ditë më parë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski publikoi audio përgjim në të cilin pretendon se dëgjohet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke biseduar për vendimet që sipas Milloshoskit, Zaev i ka marr në emër të Gjykatës Supreme.

Në përgjim përmendet edhe emri i gjykatësit Jovo Vangellovski dhe emri i ish prokurores speciale, Katica Janeva. Këtë përgjim Zaev e ka cilësuar si dëshmi për nevojën e miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike me qëllim garantimin e lëndëve të Speciales.