Palmer: S'ka kohë më të mirë se tani për të bërë marrëveshjen Kosovë-Serbi

12/06/2019 - 13:53

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtimin.

"Në këtë përvjetor solemn i përkujtojmë shumë ushtarë dhe njerëz që kanë humbur jetën apo plagosur. Sot ju sfidoj të shihni një të ardhme më të ndritur, SHBA-të do të jenë në anën tuaj. Përparimi kërkon zotim nga liderët e Prishtinës dhe të Beogradit për të siguruar mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe të sjellin paraligjit ata që kanë shkaktuar krime lufte dhe dhunë.  Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë së bashku në emër të të gjithë viktimave në mënyrë që të kenë qasje në drejtësi dhe të gjejnë fatin e të humburve. Ata duhet të lënë mënjanë retorikat nacionaliste.

Shpalosja e traumave të luftës nuk ndihmon në ngritjen e një vendi demokratik. SHBA qëndrojnë pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin. Por tani është koha që Kosova të forcojë përpjekjet e saj për të arritur një paqe të qëndrueshme duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me përfundim me njohje të dyanshme.

Ky sukses kërkon të largohen të gjitha barrierat dhe të ketë frymë bashkëpunimni. Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinj, të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen europiane. Nuk ka kohë më të mirë dhe më të përshtashme se tani për ta bërë këtë, Greqia dhe Maqedonia së fundi e bënë pajtimin, një arritje nga liderë largpamës. Nëse Kosova nuk lëviz përpara dhe kthehet pas, gjithkush do të humbë nga ky bllokim. SHBA  qëndrojnë të gatshme për t'ju mbështetur në realizimin e këtij objektivi."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I mituri Skënder Borova nga Struga ka nevojë për ndihmë financiare, pasi që është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemis limfoblastike a

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo