Palmer, vizitë zyrtare në Mal të Zi

10/09/2019 - 09:20

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u ka thënë të hënën zyrtarëve të Malit të Zi se me emërimin e tij në këtë post, Shtetet e Bashkuara dëshmojnë se janë sërish më të përfshira në rajon.

Zoti Palmer, qëndroi të hënën në Podgoricë, ku u takua me presidentin Milo Gjukanoviç, kryeministrin Dushko Markoviç si dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit malazez, zoti Palmer ka theksuar se “përparësi e tij janë hapja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, rihapja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe gjetja e një zgjidhjeje për funksionalizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Në një komunikatë të zyrës së kryeministrit Markoviç, zoti Palmer citohet të ketë thënë se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm shumetnik në rajon dhe se “nuk është rastësi” që Mali i Zi është shteti i parë që ai viziton pas emërimit.

Mali i Zi është një gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është vendi i 29-të i NATO-s pjesë e së cilës u bë dy vjet më parë.

Anëtarësimi zemëroi Rusinë e cila e sheh Malin e Zi si një një zonë që tradicionalisht ka qenë në sferën ruse të interesit. Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e një përpjekjeje për grusht shteti pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2016, që thuhet se kishte për synim të ndalte rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO. Rusia i ka mohuar akuzat.

Vendi me rreth 600 mijë banorë historikisht ka qenë i ndarë mes forcave politike pro-perëndimore dhe aleancës me aleatët ortodoksë, Serbinë dhe Rusinë. Mali i Zi e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006.

Palmer i cili u emërua përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo më 30 gusht, pak pas marrjes së detyrës tha se qëllimi i tij është t’i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje” normalizimi ndërmjet tyre.

Ai tha në fillim të këtij muaji se Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B