Papa Françesku nis zyrtarisht vizitën historike në Maqedoninë e Veriut. Avioni i Atit të Shenjtë mbërriti këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Papa u prit nga krerët më të lartë të shtetit maqedonas, Presidenti në detyre Gjorge Ivanov dhe Kryeministri Zoran Zaev.

Më shumë se 15 mijë persona do të jenë të pranishëm në sheshin Maqedonia të Shkupit ku Papa do të mbajë fjalimin liturgjik. Ati i Shenjtë do të ndalet gjithashtu në shtëpinë ku u lind shenjtorja Nënë Tereza.

Vizita historike e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut vjen pas marrëveshjes së emrit me Greqinë, të cilën Ati i Shenjtë e ka përshëndetur si një arritje të rëndësishme për paqen.