Papa Françesku sërish në Ballkan

06/05/2019 - 10:36

Vizita e Papa Françeskut në Bullgari është një mision delikat. Sepse në asnjë vend tjetër të Europës Qendrore nuk është kaq e vështirë marrëdhënia e kishës ortodokse me Vatikanin.

Të dielën Papa  filloi për herë të 28-të udhëtimin e tij jashtë Vatikanit. E këtë herë sërish Papa viziton Ballkanin, (në vitin 2014 Papa vizitoi Shqipërinë, në 2015-n Sarajevën). "Bullgaria", thotë teologu bullgar, Bojidar Andonov "është një vend i varfër, megjithëse është në BE. Njerëzit jetojnë shpesh në skamje dhe shumë thjesht." Bullgaria me 7 milionë banorët e saj konsiderohet vendi më i varfër i Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat-it ky vend ka nivelin më të ulët të prodhimit të brendshëm bruto.

Papa Françeku viziton Bullgarinë dy ditë dhe pas kësaj qëndron shkurt në Maqedoninë e Veriut të martën. Për të 11-n herë kreu i kishës katolike udhëton brenda Europës.

Shpresa për më shumë vëmendje

"Në vend ekziston shpresa, që me vizitën e Papës të marrim më shumë vëmendje në botë", thotë Andonov për Deutsche Welle. Teologu që ka studiuar në Mynih përshkruan admirimin e bullgarëve për Papa Françeskun dhe përkushtimin e tij për njerëzit në skajet e shoqërisë.

Në një kohë që vizita e Papës në Bullgari në kuptimin e bashkëjetesës së kishave shihet si vizitë e vështirë. Papa Françesku, citojnë mediat amerikane zëvendësdrejtorin e Sekretariatit Ekumen dhe Ndërfetar të Peshkopëve Amerikanë, duhet të “ecë si mbi vezë”, sepse ka “shumë fusha të minuara”.

Atmosferë pozitive në popull

Kisha ortodokse-bullgare bëri të ditur pak javë më parë, se nuk do të marrë pjesë në shërbesat e përbashkëta fetare dhe lutjet. Patriarku Neofit dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, krerë drejtues të ortodoksisë në vend duan ta takojnë Papën, por jo të shfaqen me të në veshjet liturgjike. Teologun Andonov nuk e shqetëson kjo. Në festën e pashkëve javën e kalaur, ai ka qenë kudo nëpër Bullgari. Mes besimtarëve ortodoksë sundon një atmosferë pozitive. “Ata duan ta ndjekin të gjithë vizitën e Papës në televizor”. Për Andonov populli është më shumë se metropolitët, që duhet të mësojnë bashkëjetesën e feve në demokraci.  Në programin e Papës janë parashikuar krahas bisedimeve politike edhe një fjalim në një shesh publik. Tipike për Papën, ai do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje dhe bashkë me fëmijët do të festojë kungimin e tyre.

Nderim Nënë Terezës

Në qëndrimin afër 10 orë në Maqedoninë e Veriut të martën, Papa vendos një theks të veçantë. Në Shkup ai viziton vendin përkujtimor për Nënë Terezën (1910-1997). Themeluesja e urdhrit, e njohur në mbarë botën për angazhimin e saj për më të varfrit në Kalkuta, dhe e nderuar me Çmimin Nobel, lindi në Shkup, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në vitin 2916 Papa e shpalli shenjtore, tani ai e nderon Nënë Terezën në vendlindjen e saj. Aty Papa takohet edhe me banorë të qytetit. Katolikë janë pak se 1% e maqedonasve të veriut. Por figura më e njohur e vendit mbetet një grua katolike e urdhrit./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të

Diplomati amerikan Matthew Nimetz ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Sh

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa

Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqj

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinio

Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashk

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht.