PBDNJ dhe OMONIA: Censusi, provokim për minoritetin grek dhe ortodoksët

14/12/2012 - 12:33

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, e Vangjel Dules dhe “Bashkimi demokratik i Minoritetit grek”, OMONIA, kanë reaguar menjëherë pas publikimit të rezultatit përfundimtar të Censusit 2011 duke deklaruar se nuk i njohin rezultatet e tij. 

 

Me anë të një deklarate për mediat, PBDNJ shprehet se nuk i njeh rezultatet e Censusit 2011. Sipas PBDNJ-së, rezultatet janë në disfavor të minoriteteve, ndërsa procesi i mbledhjes së të dhënave sipas tyre ishte jo transparent. “Procesi i mbledhjes së të dhënave me shkelje të panumërta. Gjatë mbledhjes së tyre kishte veprime arbitrare, të dhënat janë të stisura”. 

PBDNJ sqaron se shifrat e publikuara zyrtarisht nga INSTAT “nuk pasqyrojnë realitetin në Shqipëri”. 
“Minoritetet do i drejtohen institucioneve të vendit. Censusi i ndërtuar mbi bazën e të dhënave provokuese, është i rrezikshëm, për rajonin dhe Evropën”, theksohet në deklaratën e PBDNJ. 

Në një frymë është qëndrimi i “Bashkimit demokratik të Minoritetit grek”, OMONIA, që vlerëson se bëhet fjalë për të dhëna artificiale, të cilat janë përpunuar pa mbledhje reale në terren.OMONIA kujton se minoriteti etnik grek e bojkotoi procesin në masën, që kapërcen 90% ndaj deklaron se “nuk e njeh procesin në tërësinë e tij dhe i ngelet kërkesës për realizimin e një procedure shtetërore që do synojë pikërisht regjistrimin e pjesëtarëve të minoriteteve dhe shtresëzimin fetar të shoqërisë në Shqipëri”. 
OMONIA denoncon atë që e quan “provokim të rëndë në dëm të minoritetit etnik grek, minoriteteve të tjera dhe komunitetit ortodhoks në vend”. 

Sipas organizatës “disa qarqe nuk mjaftohen me retorikën nacionaliste, të cilën e denoncon në mënyrë kuptimplote Komisioni Evropian, por avancojnë në realizimin e praktikave të tkurrjes statistikore, e cila nuk ka për t’u kaluar, sepse është në kundërshtim me kërkesën për sjellje të sinqertë dhe konstruktive, që imponon procesi i integrimit në familjen Europiane”. 

OMONIA deklaron se procesi i Censusit është i pavlefshëm dhe nuk duhet të merret parasysh as nga qeveria dhe as faktori ndërkombëtar duke theksuar se procesi i identifikimit të pjesëtarëve të komunitetit etnik grek që po realizohet gjatë kësaj periudhe nga ana e OMONIA-s tregon parametra thelbësisht të diferencuara nga të dhënat e fabrikuara dhe të fallsifikuara të Censusit Shtetëror. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundë

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve

Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Var

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregul