Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pëson sulm në zemër, ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit

28/02/2021 - 21:43

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër në moshën 65-vjeçare kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç.

Bandiç lindi në Grude në Bosnjë dhe Hercegovinë në 1955, ku mbaroi shkollën fillore dhe shkollimin e mesëm. Ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit.

Ai ishte martuar dhe kishte një vajzë. Midis viteve 1995 dhe 2000, Bandić ishte këshilltar në Asamblenë e Qytetit të Zagrebit dhe anëtar i parlamentit nga 2000, kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Zagrebit, post në të cilin u rizgjodh në 2001.

Në vitin 2002, ai u zgjodh nënkryetar i Bashkisë dhe në 2005 ai u zgjodh përsëri kryetar i Bashkisë. Ai u rizgjodh kryetar bashkie në 2009, 2013 dhe 2017. Ai ishte gjithashtu president i Bandić Milan 365 – Partia e Punës dhe Solidaritetit. Ai dikur ishte anëtar i Partisë Social Demokrate.

Nënkryetarja e Bashkisë Jelena Paviçiç Vukiçeviç do të drejtojë Zagrebin deri në zgjedhjet lokale në maj. Ajo është nënkryetare e Bandic Milan 365 – Partia e Punës dhe Solidaritetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia maqedonase, në bashkëpunim edhe me Agjencinë Amerikane në luftën kundër narkotikëve DEA, në një operacion anti-drogë në rrugën Pl

Një gazetar investigativ grek është qëlluar dhe vrarë pranë shtëpisë së tij në Athinë.

Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2747, nga të cil

Këtë të hënë janë hapur të gjithë dyqanet dhe bizneset e vogla në Greqi, me përjashtim të Selanikut, Patrës dhe Kozanit.

50 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria turke do që deri në fillim të vjeshtës të vaksinojë 60% të popullsisë kundër virusit korona.

Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia ndërsa së shpejti pritet të marrë

Një tragjedi ndodhi pak kohë më parë në Gymnos Evia  në komunën e Eretria, ku sipas informacionit të parë të paktën katër anëtarë të ekui

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku i kërkon njohjen recipro

Policia italiane ka vënë në pranga një 49-vjeçar shqiptar,pasi u denoncua nga e bija.