Policia greke zbulon 41 migrantë të fshehur në një kamion-frigorifer

04/11/2019 - 15:12

Policia greke ka gjetur 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë.

Migrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur.

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi. Pas zbulimit të migrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë. Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, po mendon që ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të shpërthimit të koro

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Se

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B