Në kryeqytetin serb në Beograd policia ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët natën ndërmjet 6 e 7 janarit midis Beogradit kanë shkruar simbolet e UÇK në borën mbi automjete. Për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burg, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke iu referuar mediave serbe.

Policia për këtë rast siç e ka quajtur “skandal” që ka shqetësuar qytetarët e lokalitetit Mirijeva në vigjilje të kërshëndellave, ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar Iba Bajramaj (20) dhe Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni (.. Iba Bajramaja (20) i Špresona Bajramaja (22) iz Beograda i Daniela Krijezija (25) iz Prizrena”) ka raportuar gazeta Novosi.

Pas arrestimit, policia i ka dërguar të rinjtë para gjyqtarit për kundërvajtje i cili iu ka shqiptuar dënimin me burg.