Prangoset ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas

06/12/2018 - 08:52

Një gjykatë në Shkup i shqiptoi masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, ish-drejtorit të shërbimit sekret maqedonas, Vladimir Atanasovski. Ai akuzohet për përfshirje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit 2017 në parlamentin e Maqedonisë. Zoti Atanasovski u arrestua të martën mbrëma pas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga dy vëllezërit Mlladenovski, të cilët drejtuan gishtin nga ish-shefi i shërbimit sekret, si organizator i atyre ngjarjeve.

Atanasovski ngarkohet për veprën penale “bashkim me qëllim të veprimit armiqësor”, për çka ligjet e vendit parashikojnë dënim me burg së paku prej katër vjetësh. Prokurorja Vilma Ruskovska i tha medies se kishte kërkuar arrestimin e Atanasovskit për shkak të mundësisë së arratisjes së tij, të ushtrimit të ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe rrezikut të përsëritjes së veprës penale.

Dy vëllezërit të cilët dëshmuan në procesin gjyqësor, e që po ashtu janë të akuzuar në këtë proces, thanë se planin e kishte përgatitur dhe zbatuar ish-shefi i shërbimit së bashku me Aleksandar Vasilevskin – Ninxha, “i cili kishte pasur mbështetje të plotë logjistike nga strukturat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim”, siç njihet shërbimi sekret maqedonas “dhe nga ish-zëvendës-shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e punëve të brendshme, Nikolla Boshkovski”, i cili është arratisur prej muajsh dhe ndodhet në Greqi ku ka kërkuar strehim.

Vladimir Atanasovski qe emëruar drejtor i shërbimit sekret në vjeshtën e 2016-s pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit nga detyra, kur filluan dhe hetimet për dhunën në parlament. Atanasovski aktualisht ishte i angazhuar si këshilltar për çështjet e sigurisë në kabinetin e kryetarit të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.

Hetimet pritet të zgjerohen, ndërsa prokuroria nuk dha hollësi të tjera.

Nga ana tjetër, pushteti dhe tetë ligjvënësit e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja po përgatisin një projekt-ligj për faljen e një kategorie personash të cilët akuzohen për përfshirje në dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar. Pesë deputetë të VMRO-së janë në listën e të akuzuarve. Pritet që do të falen ata të cilët ishin pjesë e turmës që hyri me forcë në parlament, deputetët e akuzuar gjithashtu, por jo organizatorët dhe ata të cilët ushtruan dhunë të drejtpërdrejtë./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të

Diplomati amerikan Matthew Nimetz ia dedikoi 25 vjet të jetës dhe karrierës profesionale ndërmjetësimit në konfliktin për emrin, midis Sh

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kancelarin gjerman, Gerhard Schreder, ndërsa

Deputeti i pavarur maqedonas dhe njëherazi kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski ka dhënë dorëheqj

Para fillimit të seancës Zv/Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Nuri Bajrami, me një retorikë të ashpër dhe duke i kërkuar falje opinio

Kryeministri grek Aleksis Tsipars i la pas deklaratat me ton nacionalist dhe u zotua për një Ballkan ku mbizotëron prosperiteti dhe bashk

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri.

Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.

“Sot jemi të përgatitur edhe politikisht edhe institucionalisht.