Prej 18 janarit emigrantët shqiptarë nuk rinovojnë dokumentet në Greqi

01/02/2018 - 11:23

Që prej 18 janarit, mbetet i jashtë funksionit sistemi kompjuterik i Ministrisë së Politikës për Emigracionin në Greqi, duke bllokuar pajisjen me leje qëndrimi, procedurat e aplikimit apo rinovimit të dokumenteve për emigrantët shqiptarë ne Greqi.

Situata ka sjellë probleme për emigrantët që edhe njëherë gjenden “të izoluar” në burokracinë vendase. Konkretisht, gjatë këtyre ditëve do duhet të ishin depozituar kërkesat për rinovim për lejet që skadonin në fund të dhjetorit 2017.

Vonesa në këtë procedurë parashikon një gjobë të rëndë e pasoja të tjera, në lëshimin e lejes së re për emigrantin. Por prej 20 ditësh sistemi mbetet i bllokuar, dhe ende nuk është dhënë zyrtarisht ndonjë rrugëzgjidhje.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut kërkojnë shtyrje 6-mujore të të gjitha lejeve të qëndrimit për të gjitha kategoritë e shtetasve të huaj, si e vetmja mundësi që të kalohet ky ngërç, i cili ka krijuar probleme në jetët e mijëra emigrantëve shqiptarë në Greqi./BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për e

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.