Presidenti i Maqedonisë kundër ndryshimit të kufijve

Postuar: 18/08/2018 - 11:27

   Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, duke theksuar se kjo mund të ketë efekte negative zinxhir jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ai nuk ka specifikuar nëse i referohet debateve që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për korrigjime të kufijve dhe shkëmbim të popullatës, por ka thënë se idetë e tilla tërheqin rreziqe të shumta.

“Në Ballkan sërish po bisedohet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të kufijve dhe të popullatës. Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korrigjime të kufijve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për qëllime tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është interes, të cilin qeveria duhet ta ketë parasysh”- ka deklaruar presidenti Ivanov në një manifestim me rastin e 26- vjetorit të themelimit të Armatës së Maqedonisë.

Ivanov ka tërhequr vërejtjen edhe nga kërcënimet e ndryshme, si kriza me emigrantët si dhe kërcënimet nga individë dhe grupe radikale që sipas tij synojnë të rrënojnë vlerat e shoqërisë.

“Shteti territorial po përballet me sfida të reja jo territoriale…Gjatë tre vjetëve të kaluar kemi qenë dëshmitarë vetëm të fillimit të krizës me emigrantët,me të cilën do të përballemi gjatë tërë jetës tonë.. gjithnjë e më të shpeshta janë kërcënimet nga individë e grupe radikale, të cilët kanë për qëllim të anulojnë përparësitë tona dhe mënyrën se si duam të jetojmë”- ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Ivanov, duke tërhequr vërejtjen institucioneve që të jenë në gjendje gatishmërie ndaj sfidave të reja në rajon dhe më gjerë, njofton REL.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derra

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev paralajmëron votuesit se dështimi i marrëveshjes me Greqinë rrezikon ta zhysë vendin në kaos dhe izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç takimeve me lideret e subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë, ka takuar edhe

Në plazhin më të njohur të ishullit Zante në zonën Nauagio në Greqi, për pak mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” është hapur për trafikun ajror pas bllokadës që nga mëngjesi kur një avion nga Egjipti kishte ngel

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka treguar se në vitin 2001, maqedonasit kanë qenë pro ndarjes së Maqedonisë nga

Liderët politikë shqiptarë në jugun e Serbisë me kërkesat që tri komunat e kësaj pjese t’i bashkohen Kosovës, mund të nxisin konflikte nd

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të

Dy ushtarakë turq janë ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e njohuri si Evros.