Presidenti i Maqedonisë së Veriut nënshkruan Dekretin e Ligjit për Regjistrim të Popullsisë

25/01/2021 - 21:08

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit, thuhet se pas konsultimeve me ekspertë juridikë, Pendarovski nënshkroi sot Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrim të Popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në njoftim thuhet se presidenti Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e grumbulluara të jenë në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm, me çka do të mundësohet formimi i strategjive afatgjate në sferat vitale të shtetit.

Kujtojmë se më 21 janar, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi projektligjin për regjistrim, që duhet të mbahet në muajin prill të këtij viti. Me këtë ligj duhet të mundësohet që në Maqedoninë e Veriut të zbatohet regjistrimi pas 19 vitesh.

Regjistrimi do të zbatohet në periudhën prej 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend është mbajtur në vitin 2002, sipas të cilit numri i popullatës ishte 2 022 547.

Në vitin 2011 filloi të realizohet regjistrimi, por u ndërpre pasi anëtarët e komisionit regjistrues dhanë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19, n

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka urdhëruar sot të gjitha bizneset që të hapen dhe të mos zbatojnë masat e miratuara nga qever

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi shtrënguan masat epidemiologjike të mërkurën pasi numri i rasteve të reja ishte mesatarisht 500 në

Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se mund të pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, të bëj

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona nga COVID-19.

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe

Autoritetet Shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima dhe 880 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar urdhër-arrest për ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov.