Presidenti i Maqedonisë së Veriut pesimist: Pak shanse që të çelen negociatat këtë dhjetor

30/11/2020 - 21:25

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e anëtarësimit me BE. Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Deutsche Wellen. Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e bllokoi këtë së fundmi në takimin e ministrave të BE për Europën. Sofja kërkon nga Shkupi që të rishkruajë librat e historisë, për të nxjerrë në pah rrënjët bullgare.

Diplomatët nga të dyja vendet shpresojnë që të arrihet një ujdi para samitit të BE më 8 dhjetor, por presidenti Pendarovski nuk është optimist. “Unë kam përcaktuar që më parë, duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja në muajin e kaluar, që shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë,” tha Pendarovski.

Sofja kërkon nga vendi fqinj, që të pranojë rrënjët bullgare të gjuhës së saj, popullit dhe historisë së saj, para se Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin e negociimit. “Bullgaria nuk e mbështet këtë fazë të procesit të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut si edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Plani nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe nuk mund të pranohet”, tha ministrja e Jashtme e bullgarisë, Ekaterina Zaharieva më 17 nëntor.

Pa besim gjenden arsye për të penguar Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan në gusht 2017 marrëveshjen e miqësisë për të tejkaluar armiqësitë dhjetëravjeçare dhe grindjet historike. Politikanët bullgarë janë të mendimit, se marrëveshja nuk po respektohet, dhe duan garanci që kjo të ndryshojë në të ardhmen. Presidenti Pendarovski është i një mendimi tjetër dhe bën Sofjen përgjegjëse për bllokadën. “Nëse në negociatat për një marrëveshje nuk ka besim të mirë, ju mund të gjeni gjithmonë një arsye për të penguar atë. Kompleksiteti i procesit të integrimit ofron mundësi të shumta proceduriale për të ngritur barriera.”

Pendarovski i trembet humbjes së perspektivës europiane në Maqedoninë e Veriut që mund të ndikojë në axhendën reformuese në sektorët kyç të shtetit logjor dhe drejtësisë. “Jam i sigurtë, që pa një mbikqyrje të drejtërdrejtë të BE nuk mund të çohen përpara reformat me shpejtësinë e kërkuar. Nën këtë aspekt, do të jetë sigurisht një faktor negativ përjashtimi i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë nga negociatat formale”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski për Deutsche Wellen./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka regjistruar 20 viktima dhe 510 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 361 raste të reja nga COVID-19.

Një aeroplan që mbante një milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19  nga Kina, arriti të Shtunën në Serbi, duke e bërë atë vendin e par

Qeveria e Greqisë ka mbështetur një takim mes presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit grek Mitsotakis, duke bërë kështu një hap para d

Greqia ka regjistruar 599 raste të reja dhe 33 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar në Greqi rreth orës 11:40.

Reshje të dendura shiu dhe përmbytjet kanë përfshirë ditën e sotme Greqinë. Pas disa ditësh ku temperatura ishin të larta dhe qytetarët p

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara, pasi nëse n

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 raste me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 444 raste të reja të virusit COVID-19, nga të cilat