Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Presidenti i Serbisë, Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po ndjek sondazhet, ka dallim prej 1-3%!

18/04/2021 - 21:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ftuar në emisionin B92, në rubrikën ‘’Fokues’’ ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Sipas sondazheve që ka parë Vuçiç, duke theksuar se ai ndjek sondazhe serioze, thekson se diferenca mes palëve është vetëm 1-3%.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.” ka thënë Vuçiç.

Për Vuçiçin, pas liderit të opozitës, Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Berisha, dhe sipas tij ata duan Shqipëri etnike.

Madje ai shton se është krenar që po i pengon.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiq.

Ai ka konfirmuar se është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Vuçiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

63 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi, teksa janë konfirmuar 2 691 raste të reja nga 80,017 testime.

83 persona kanë humbur jetë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa janë konfirmuar me Covid-19, 3421 raste të reja.

Maqedonia e Veriut është në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE, por mosmarrveshja me Bullagarinë nuk po e lejon proce

Një grua 44-vjeçare në Selanik në Greqisë ka humbur jetën disa orë, pasi u vaksinua me vaksinën kundër Covid-19 të  AstraZenecës , ndërko

Serbia do të paguajë 25 euro ose 3000 dinarë, për secilin qytetar të saj që është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine anti-covid.

Greqia vijon të ketë shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me B

Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1 387 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i të vdekurve ka qenë  84.

62 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kanë ndërruar jetë 25 persona.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka akuzuar shqiptarët dhe kroatët se kur bëhet fjala për armë ata kanë që nga Lufta e Parë Bo