Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Mal të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç do të jetë zv.kryeministër

27/11/2020 - 15:38

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviç, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviç, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç.

Millojko Spaiç është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiç.

Sipas propozimit të Krivokapiçit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniç Bojoviç, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniç, ministër i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiç.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviç, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviq dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviç.

Krivokapiç tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor. Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do të afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiç në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviç emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti grek, Giannis Kallianos ka folur për vëllain e tij, i cili është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish sot rreth deklaratës së Ramush Haradinajt, i cili tha se  duhet një referendum

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 444 raste të reja me koronavirus, nga 2518 testime të kryera në të gjithë vendin.

Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK).

Gjendet i vdekur në moshën 77-vjeçare Sifis Valiraqis, ish-ministër i Pasok.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19 në 24 orët efundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vlerësoi sot se “forcat që angazhohen për ‘Shqipërinë e Madhe’ pa dyshim do të fitojnë zgjedhjet