Pritë para shtëpisë, qëllohet gazetarja investigative

09/05/2018 - 09:46

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiq u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviq.

Llakiq punon në gazetën me ndikim Vijesti. Llakiq, 49 vjeçe, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë.

Damjanoviq tha se policia “do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiq është shumë shqetësues.

“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shkup, në praninë e mbi 300 përfaqësuesve nga mbarë hapësirat shqiptare dhe bota, Lidhja Shqiptare në Botë ka organizuar Kongresin e t

Pas votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese, pason faza e dytë, kthimi i procedurës nga plenarja në komision, që përfshinë vërtetimi

Në Serbi, transformimi i FSK-së në ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar