Pronari i televizionit Era desh u mbyt nga bashkëshortja? Vëllai i gruas jep tjetër version

10/01/2020 - 22:57

Gjatë ditës së sotme, padyshim lajmi që ka bërë bujë të madhe në media është rasti që ka ndodhur tek të afërmit e këngëtares Adelina Tahiri.

Është daja i saj, pronari i TV ERA, Abdulla Mehmetaj, ai i cili është bërë për spital nga bashkëshortja e tij, Arlinda Ahmetaj, pasi është goditur me çekan.

Në fotot e postuara nga një portal, e të cilat më pas edhe Adelina i ka ndarë me ndjekësit e saj, Ahmetaj shihet në spital pas intervenimit të infermierëve pas lëndimeve që ka pësuar.

Ahmetaj ka thënë se është pikërisht bashkëshortja e tij ajo e cila e ka sulmuar, sipas tij, për arsye se ka dashur t’ia marrë pasurinë.

Megjithatë, të gjitha këto mohon nga familjarët e Arlindës, e cila është edhe ligjëruese në kolegjin AAB në Kosovë.

Vëllai i Arlindës ka treguar se çifti po kanë probleme martesore tash e 20 vjet dhe ajo po sulmohej vazhdimisht fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Reagimi i plotë:

Familjarët e Arlindës në prononcim për KOHA, thonë se është pikërisht Abdulla Mehmetaj që ka sulmuar dhe rrahur Arlindën, e cila gjithashtu gjendet e shtrirë në spital.

“Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ik te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me taruma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”.

Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy fëmijë kanë humbur jetën në ishullin grek të Samos, vetëm 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit shkatërrues.

Sizmiologu grek, Vassilis Papazachos ka deklaruar se tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë do të ketë pasgoditje të tjera në ditët e ardh

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak minuta më parë Turqinë dhe ishujt grekë në Egje.

Kosova dhe Serbia diskutuan në Bruksel për çështje të pronës dhe të pretendimeve financiare.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot sërish një bilanc të rënduar nga COVID-19. 862 raste të reja janë shënuar sot, 8 më pak se dje.

Vijon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Greqi.

Republika e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundë

Politikani shqiptar në Malin e Zi Dritan Abazoviç është kërcënuar me jetë.

Në Bruksel sot do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY njoftoi sot një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit në vend.