Protesta masive të shqiptarëve në Shkup (FOTO)

11/07/2014 - 15:38

Maqedoni, 11 korrik 2014 - Ashtu siç ishte paralajmëruar, shqiptarët dhe maqaedonasit në Shkup kanë nisur protestat. Protestuesit shqiptare janë nisur nga xhamia “Jahja Pasha” drejt Gjykatës duke mbajtur në duar pankartat : “Stop rasteve të montuara politike”, “ Radishani”, “ Sopoti” , “Monstra”. Protesta është shoqëruar me thirrjet "UÇK" e "Duam liri". 

Ndërsa protesta e maqedonasve është thirrur për t'u zhvilluar para Qeverisë dhe nuk dihen organizatorët e saj.

Shqiptarët protestojnë lidhur me vendimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin e ashtuquajtur “Monstra”, ndërsa maqedonasit do të protestojnë me moton “Maqedonia e maqedonasve” dhe në mbrojtje të vendimeve institucionale. Protestat kane filluar rreth orës 14.00. 

Disa aktivistë nga Kosova e Shqipëria u kthyen në kufi nga policia. 6 shqiptarë u dënuan me burg përjetë për çështjen “Monstra”. Në protestë janë edhe edhe familjarët e 6 të dënuarve shqiptarë. 

Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese. Forca të mëdha policore janë të pranishme në kryeqytet. 

Protesta e shqiptarëve ka marrë mbështetjen e shumë organizatave dhe asociacioneve shqiptare nga vendi, trevat e tjera dhe diaspora. 

Lidhur me këto protesta janë bërë apele nga partitë politike, shoqatat dhe bashkësia ndërkombëtare për protesta të qeta dhe për shmangie të dhunës. Protesta të shqiptarëve pritet të mbahen edhe nëpër qytetet e tjera të vendit, pasi që ka pasur disa thirrje përmes rrjeteve sociale. 

Në Shqipëri Aleanca Kuqezi po zhvillon një protestë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni. Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu bëri apel që të gjitha partitë politike të bashkohen për pakt kombëtar. Ai u shpreh se shqiptarët jetojnë nën pushtimin maqedonas. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia ka arritur numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e epidemisë së Covid-19 në mars.

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në terri

Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19.

115 të infektuar, 7 të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë problematik.

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka përmendur si rast Shqipërinë kur është pyetur për numrin e testeve dhe se nuk po kujdesej sa duhet për të v

Qeveria e Serbisë do të miratojë të premten masa të reja për Beogradin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit, paralajmër