Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO sot në Greqi

08/02/2019 - 11:13

Parlamenti i Greqisë pritet të votojë sot protokollin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike, duke i dhënë kështu fund çështjes 27-vjeçare për emrin.

Ky votim vjen pasi Maqedonia ka arritur marrëveshje me Greqinë për të ndyshuar emrin në Maqedoni e Veriut, si dhe pas ratifikimit të këtij pakti në parlamentet e të dyja shteteve.

Votimi i 8 shkurtit në parlament pritet të ndodhë pasdite. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, prej kur kjo e fundit ka fituar pavarësinë më 1991 duke deklaruar se ky emër shpërfaq pretendime për një territor në Greqi me po këtë emër.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov ka nënshkruar më 6 shkurt marrëveshjen për anëtarësim në NATO, një hap kyç që i mundëson Shkupit të kthehet në anëtarin e 30-të të aleancës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundë

Drejtuesit më të lartë të policisë greke kanë dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me bllokimin e 700 kilogramëve

Greqia është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut sipas zv/ministri të Jashtëm të Greqisë, Miltiadhis Var

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen në fund të tetorit të vitit 2020, pra 45 ditë para zgjedhjeve të rregul