Provokon Erdogan!

10/12/2017 - 19:52

  'Qipriotët turq janë “bashkëpronarë” të Qipros dhe jo një minoritet në këtë ishull të ndarë të Mesdheut', deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë të publikuar sot nga e përjavshmja greke “To Vima”.

“Qipriotët turq nuk do të jenë kurrë më të paktë me statusin e minoritetit, ashtu si kërkojnë qipriotët grekë, në një ishull ku ata janë bashkëpronarë”. theksoi Erdogan, i cili zhvilloi këtë javë një vizitë zyrtare në Greqi, e para për një president turk që prej 65 vitesh.

Qipro, që numëron një milionë banorë, është ndarë në dy pjesë që prej pushtimit në vitin 1974 të pjesës veriore të ishullit nga ushtria turke në reagim të një grushti shteti që parashikonte bashkimin e vendit me Greqinë.

Ishulli është ndarë mes Republikës së Qipros, anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 2004 dhe autoriteti i të cilës ushtrohet vetëm në pjesën jugore të ishullit të populluar me qiprioto-grek dhe Republikës turke të Qipros së Veriut (RTCN), rreth 38 për qind e territorit me rreth 300.000 banorë që njihet vetëm nga Ankaraja.

“Bisedimet prej dekadash kanë treguar se qipriotët grek kanë një problem serioz përsa i përket ndarjes së pushteteve”, theksoi Erdogan.

“Ata e shohin Qipron si një ishull grek”, shtoi ai, njofton ATSH.

Në vitin 2004, një referendum i dyfishtë çoi në refuzimin nga qipriotët grekë, rreth 75 për qind, të një plani për ribashkim të drejtuar nga OKB-ja, ndërkohë që qipriotët turq e miratuan me rreth 65 për qind.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave përveç deputetëve të mazhorancës votuan edh

Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s.

Me 80 vota pro Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese.

Pas tre ditëve debat, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri të Maqedonisë, sot pritet të hidhen në votim në seancën e Kuvendit, që nis në

Në Greqi vazhdojnë tensionet pas largimit nga qeveria të ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.

Zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Oana Lungesku pas fillimit të negociatave inkuadruese të Maqedonisë në Aleancë, deklar

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë për Deutsche Wellen se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen historike për e

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.