Pse po armatoset Serbia? Vuçiç falenderon Rusinë për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura

29/11/2020 - 15:37

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

Vuçiq ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Këto pajisje është thënë se janë pjesë e donacionit rus, i cili përbëhet nga gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 makina zbulimi të blinduara BRDM-2 dhe 30 tanke T-72, bazuar në marrëveshjen midis presidentit serb Vuçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu më 2016.

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

Përveç Vuçiqit, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviq dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, pati konfirmuar se tanket T-72 do të mbërrinin nga Rusia në Serbi, duke deklaruar se të njëjtat do të forcojnë pajisjet luftarake të ushtrisë serbe.

“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes ‘Vuçiq-Putin’ në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake,” pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.

Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka hedhur poshtë kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për të paraqitur kopjet e marrëveshjes së arritur.

Si arsye, Ministria e Mbrojtjes pati deklaruar atëherë se marrëveshjet e kërkuara “përmbajnë të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur ato sekrete”.

Ende nuk dihet se kush do të pagujë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Kës

Zyrtarisht Greqia u zgjerua sot me 12 milje në detin Jon. Por reagimi nga Turqia ka qenë i prerë.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 72 raste të tjera të COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarv

Greqia vijon të rihapet ekonomikisht pas një bllokimi prej thuajse 10 javësh tashmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur i bindur në parlament mbi projekt-ligjin për të shtrirë zonën bregdetare në 12 milje në d

Është shtyrë me një ditë debati në parlamentin grek lidhur me projekt-ligjin e Ministrisë së Jashtme për shtrirjen  me 12 milje të Greqis

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Serbia nisi të martën një fushatë masive vaksinimi Covid-19 dhe u bë vendi i parë evropian që përdori vaksinën Sinopharm të prodhuar në K

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar pak raste nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por numri i viktimave mbetet ende i lartë.