Qeveria e Malit të Zi miraton draftin për simbolet kombëtare

23/11/2019 - 09:28

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka. Ky projekt-ligj do të jetë në rend të ditës për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Malit të Zi.

Rreth kësaj, Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj për TV Boin tha se ky projekt-ligj parasheh që flamuri shqiptar të përdoret i lirshëm kudo që jetojnë shqiptarët. Megjithatë, duhet thënë se përdorimi i simboleve kombëtare garantohet edhe me ligjin aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por që përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, njofton agjencia INA.

Rasti i fundit i gjobitjes për shkak të shfaqjes së flamurit shqiptar, ndodhi javën e kaluar në Krajë. Përveç aprovimit të projekt-Ligjit për Simbolet Kombëtare, Qeveria ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të paraqes projekt-ligjin për ndryshim të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike i cili ishte miratuar nga Parlamenti malazez në vitin 2011.

Vitin e kaluar deputeti Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e votave të koalicionit parlamentarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas tensioneve të cilat tashmë janë përhapur në ‘Egje’ mes Greqisë dhe Turqisë për çështjen e luftës në Libi, SHBA nuk është përfshirë du

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk beson se taksa që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e He

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejt

Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në orën 18.47.

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te t

Rritja dramatike e numrit të sëmurëve me grip në 15 ditët e para të këtij viti është shokuese, por e pritëshme theksojnë specialistët e s

Mediet kosovare dje bënë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë t

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dëshiron që presidenti i ardhshëm i vendit të jetë grua, deklaroi teksa propozoi një gjyqtare të la

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bisedoi të mërkurën me telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu