Ekonomia e shtetit grek po kapërcen në një kapitull të ri. Greqia shpalli Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes me buxhet 57 miliardë euro për pandeminë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar i drejtohen popullit grek live përmes çdo media në prezantimin e detajuar të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes “Greqi 2.0” me 170 vepra, projekte dhe reforma të hartuara me përgjegjshmëri për të siguruar qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit e që synojnë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në 7 nivele në 6 vitet e ardhshme, si dhe sigurimin e 200.000 vendeve të reja pune.

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes “Greqi 2.0” bazohet në katër boshte, në transformimin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale, ekonominë e gjelbër dhe shpërthimin e aktivitetit prodhues, me investime të posaçme në fushën e Arsimit, Shëndetësisë etj.

Kryeministri Mitsotakis thekson se ky është një plan jo-praktik, por është një plan i gjithanshëm për të ardhmen e vendit dhe të gjithë Greqinë, e cila ofron shanse për një rindarje të pasurisë së vendit, duke e transformuar sistemine deritanishëm ekonomik në atë modern, të hapur, me tatime motivuese, punësim por edhe iniciativa e investim nga individët që duhet t’i bashkohen planit, për të ndryshuar nga sot të nesërmen.

Ky plan ka si objektiv të vetin ndryshimin e rutinës, të përdithshmen e popullit grek, që vjen paralelisht me diskutimet e para nga ministria e Zhvillimit për lehtësimin e masave kufizuese, ndërsa pandemia ka arritur në shifra rekord.

 Brenda javës do të bëhet e ditur nëse do të rifillojnë funksionimin me orar të kufizuar disa njësi shitëse, nëse do lejohet qarkullimi nëpër lagje dhe çfarë do bëhet me shkollat. Greqia është në lockdown të ashpër 5 muaj.