Qeveria kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

12/09/2019 - 07:57

Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.

“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhjeje të qeverisë mbi këtë çështje.

Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njer