Rama në Athinë, diskuton në mbrëmje për kufirin detar/ VOA zbardh detajet

15/09/2020 - 17:29

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune

Zoti Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist. Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.

Vendimi i saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike ekskluzive. Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë I njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve Të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim t

Është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Avullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Forumi i Sigurisë i

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronaviru

Autoritetet bullgare sot urdhëruan banorët të mbanin maska mbrojtëse në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Zakynthos të Greqisë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti

Rriten shifrat nga COVID-19 në Greqi. Autoritetet greke publikuan sot 865 raste të teja të koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë bërë 2688 testime, ndërsa janë regjistruar 641 raste të reja të covid-19 në Maqedoninë e Veriut:

Televizioni publik i Serbisë (RTS) në një shkrim rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Podujevën dhe Mitrovicën e