Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 raste me COVID-19.

Ndërkohë që kanë humbur jetën 13 pacientë. Viktimat janë; katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Probishtipi dhe një nga Negotina, të gjithë në kushte spitalore. Nga ana tjetër 539 persona janë shëruar nga virusi.

Numri i rasteve aktive në vend është 15 970.