Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3294 testime, ndërsa janë regjistruar 1085 raste me koronavirus. Ky numër paraqet rekord që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Gjate 24 oreve humbën jetën 12 pacientë, tre pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, tre nga Prilepi, dy pacient nga Tetova, një nga Manastiri, një nga Kavadarca, dhe një nga Gostivari.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 283 pacientë të shëruar nga Covid-19.  Deri më tani, një total prej 249,399 teste të COVID -19 janë kryer në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i virusit është 31572, numri i pacientëve të shëruar është 20,731, numri i atyre që humbën jetën është 994 dhe numri i rasteve aktive është 10,131‬.