Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 3 persona.

Viktima e fundit është një burrë 70-vjeçar nga Glyfada dhe lajmin e konfirmoi kreu i Bashkise, George Papanikolaou se një 70-vjeçar pacient i spitalit Evangelismos kishte vdekur, shkruajnë mediat greke. 

Gjithashtu edhe gruaja e të ndjerit ndodhet në spital, por fatmirësisht nuk është në gjendje kritike.

Më herët në mëngjes një 64-vjeçar nga Damaskinia Kozani kishte humbur jetën, ndërsa sërish në mëngjes u bë e ditur se i vdekuri i 23-të ishte një ushtar 46-vjeçar nga Xanthi.