Magjistratët protestuan jashtë gjykatave në të gjithë Rumaninë të premten dhe shumë prokurorë do të ndalojnë punën javën e ardhshme, në një protestë të pashembullt kundër ndryshimeve në legjislacionin gjyqësor që kanë ngritur këmbanat e alarmit mbi sundimin e ligjit.

Qeveria e Rumanisë përdori një dekret emergjence për të ndryshuar legjislacionin të martën, kryesisht duke zhveshur prokurorët nga pushteti i tyre. Ishte e fundit në një sërë ndryshimesh që social-demokratët në pushtet kanë bërë në dy vitet e fundit që kanë shkaktuar protesta masive në rrugë.

Komisioni Europian, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mijëra magjistratë rumunë kanë thënë se ndryshimet kërcënojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit.

"Ndryshimet e papritura në ligjet gjyqësore përmes një dekreti emergjent, pa u konsultuar me Këshillin e Lartë të Magjistraturës dhe trupin e magjistratëve, kanë një ndikim të madh në aftësinë e organit të përgjithshëm ndjekës për të përmbushur detyrat e tij kushtetuese", thanë prokurorët e Bukureshtit në një deklaratë.

Dekreti i shkurtit, i paraqitur nga Ministri i Drejtësisë Tudorel Toader, ndryshon procesin e emërimit të kryeprokurorëve dhe heq më së shumti mbikëqyrjen e një njësie prokurori që heton magjistratët, diçka që kritikët thonë se është krijuar për të frikësuar.

Gjyqtarët dhe prokurorët po mblidheshin jashtë gjykatave në të gjithë vendin të premten në protestë të heshtur, duke mbajtur parulla që lexonin "Pavarësia", "Sundimi i ligjit", "Një gjyqësor i pavarur ka prokurorë të pavarur".

Prokurorët në qytete nga kryeqyteti Bukuresht në qytetin e vogël rumun të Suceavës nuk do të punojnë rastet përveç emergjencave nga e hëna për tre deri në shtatë ditë. Shumë gjyqtarë gjithashtu do të ndjekin shembullin e tyre.

Shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve u takuan për të vendosur mbi format e mëtejshme të protestës.
Rumania renditet rregullisht si një prej shteteve më të korruptuara të Bashkimit Evropian dhe Brukseli e ka mbajtur sistemin e saj të drejtësisë nën një monitorim të posaçëm që kur u bashkua me bllokun në vitin 2007.

Agjensia e ndjekjes penale kundër korrupsionit në vend, ADN, ka dënuar mijëra zyrtarë publikë, duke përfshirë ministrat dhe ligjvënësit, të nivelit të lartë.
Përpjekjet e tyre kanë fituar falënderimet nga Brukseli, diplomatët dhe investitorët e huaj, por përçmohen nga shumica e politikanëve vendas.
Social-demokratët thonë se ndryshimet synojnë të frenojnë abuzimet e kryera nga magjistratët. Deri tani partia ka injoruar rekomandimet e Komisionit Evropian për të rishikuar ndryshimet.